Hoxhaj takim koordinues për njohje me Sekretarin e Ligës së Botës Myslimane

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 09:04 | Nga

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Myslimane, Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë disa ditëshe.

Hoxhaj dhe Sekretari i Përgjithshëm kanë diskutuar për një sërë çështjesh, veçmas procesin e lobimit për më shumë njohje për Kosovën në të ardhmen.

“Pata një takim shumë të mirë me Sekretarin e Ligës së Botës Myslimane të cilin e njoftova për progresin e brendshëm në konsolidimin e shtetësisë, njohjet ndërkombëtare dhe ndihmën që mund ta ofroj Liga e Botës Muslimane për ta njohur Kosovën nga të gjitha shtetet e OBI-të” ka thënë Hoxhaj, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për një koordinim më të mirë në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm të të rinjve.

Sekretari i Ligës së Botës Myslimane, Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa po qëndron për një vizitë disa ditëshe në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të Kosovës. 

Të ngjashme