Hoxhaj telefonon Ministrin e Jashtëm të Emirateve, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka treguar se mbrëmë ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Hoxhaj, ka thënë se pos diskutimeve për gjendjen politike në rajon e Kosovë, me Ministrin e Jashtëm biseduan edhe për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve tona.

“Si kandidat për kryeministër, e informova për planet e ardhshme dhe në çfarë fushash mund të bashkëpunojmë.”, ka shkruar Hoxhaj.

Lexoni të plotë statusin e tij:

Kam zhvilluar mbrëmë një telefonatë me mikun tim të vjetër dhe të Kosovës, ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Pos diskutimeve për gjendjen politike në rajon e Kosovë biseduam edhe për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve tona. Si kandidat për kryeministër, e informova për planet e ardhshme dhe në çfarë fushash mund të bashkëpunojmë.

Ministri Zayed Al Nahyan dhe Emiratet kanë qenë një ndër zërat më të fuqishëm që kanë ndikuar në shumë vende arabe që ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë Kosova është gjithnjë falenderuese!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme