Hoxhaj uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, ka uruar festën e Kurban Bajramit, duke ndarë edhe një përvojë personale.

Hoxhaj, në statusin e tij në Facebook ka thënë së trashëgimitë kulturore të një vendi janë pasuri e trashëgimisë botërore, që na mrekullojnë për bukurinë dhe qëndrueshmërinë në kohë.

 Urimi i plotë i Hoxhajt:

Prej xhamive më të bukura që kam parë, nga 30 vende muslimane që i kam vizituar, e veçoj gjithnjë xhaminë e madhe në Sanaa të Jemenit. Trashëgimitë kulturore të një vendi janë pasuri e trashëgimisë botërore, që na mrekullojnë për bukurinë dhe qëndrueshmërinë në kohë.

Të gjithë besimtarëve muslimanë në Kosovë e botë, urime festa e Kurban Bajramit! Të lutemi dhe të angazhohemi të gjithë së bashku, për më shumë paqe, tolerancë e mirëkuptim mes njëri-tjetrit dhe për shtëpitë tona plot begati!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme