Hoxhaj uron Ditën e romëve: Kosova do të jetë shtet i drejtë kur të gjithë qytetarët e saj të trajtohen barabartë

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve duke thënë se Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të shtojnë veprimet, por edhe në avancimin dhe zhvillimin e tyre e të drejtave të bashkëqytetarëve tanë romë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se romët vazhdojnë të mbesin si komuniteti më i cenueshëm në shoqërinë kosovare.

“Qeveria të nisë dhe zbatojë programe të mirë-financuara arsimore, shëndetësore dhe ekonomike për komunitetin rom. Kosova do të jetë shtet i drejtë dhe demokratik vetëm kur të gjithë qytetarët e saj të gëzojnë liri dhe mundësi të barabarta. Urime!”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme