Hoxhaj: Veprimet e Gjuriqit tendencioze, Kosova nuk lejon shkeljen e Kushtetutës

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 18:49 | Nga

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka deklaruar se Marko Gjuriq është futur ilegalisht në Kosovë, në kundërshtim me kushtetutën dhe marrëveshjen e Brukselit.

Hoxhaj përmes një reagimi në Twitter ka thënë se veprimet e tilla janë të rrezikshme dhe kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

“Kosova do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtuar paqen brenda territorit” ka shkruar Hoxha.

Kujtojmë që Marko Gjuriq është futur në Kosovë pa marrë leje paraprakisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme