Hoxhaj viziton babain e Thaçit: Kosova është me ty në këto orë të liga

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar edhe Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se figurat e mëdha si Hashim Thaçi edukohen dhe ngriten vetëm nga burra atdhetar.

“Figurat e mëdha si Hashim Thaçi edukohen dhe ngriten vetëm nga burra atdhetar. I tillë është Haxhi Thaçi, babai i presidentit Hashim Thaçi. Në një bashkëbisedim të ndjerë dhe krejt personal sonte me të, e falënderova nga zemra për gjithçka që i ka dhënë Kosovës. Rrnofsh sa malet baca Haxhi. Kosova është me ty në këto orë të liga!”, është shprehur Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme