Hoxhallarët pastrojnë hapësirat te varrezat në Gjilan

Gjilan | 15 Sht 2018 | 14:32 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Hapësira të objekteve fetare dhe varreza janë vende që nuk mbetën pa u pastruar në disa pjesë të Kosovës.

“Në kuadër të kampanjës për pastrimin e Kosovës janë edhe vendet e shenjta,objektet fetare dhe varrezat dhe për këtë rast ditëve të kaluara kemi pasur takime që kanë dhënë efektin e vet.  Jemi takuar me myftiun Tërnava dhe Ipeshkvinë e Kosovës  sepse kjo tregon kulturën tonë, respektin ndaj të parëve tanë dhe është një mesazh tek fëmijët tanë që varrezat duhet të kenë një trajtim me të mirë nga secili prej nesh”, është shprehur u.d i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

“Unë jam i lumtur që Gjilani i është përgjigjur masovikisht këtij aksioni dhe jam i lumtur me politikat e kryetarit. E përgëzoj për Gjilanin, ta bëj një qytet ekologjik dhe për këtë, sot informojmë  mbështetjen e plotë të ministrisë. Jemi të gatshëm kur njerëzit kanë vullnet të ndryshojnë të ardhmen e tyre. Edhe qeveria është e obliguar që këtyre njerëzve të u qëndroj më afër dhe patjetër se do të jemi pranë Hazirit dhe qytetarëve të Gjilanit”, tha ai.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se Bashkësia Islame me 44 imam në të gjitha fshatrat e Komunës Gjilanit ka marr përsipër që gjatë aksionit me e bërë pastrimin e varrezave.

“Bashkësia Islame me 44 imam në të gjitha fshatrat e Komunës së Gjilanit ka marr përsipër që gjatë aksionit me e bërë pastrimin e varrezave. Pjesë e saj janë edhe komuniteti dhe vullnetarët në mënyrë që pas pastrimit dhe rregullimit të varrezave  do të mbjellim drunj dhe e veçanta është se do fillojmë të ndërtojmë varrezat e reja në qytet me vendim të Qeverise” , tha Haziri.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Komunën e Gjilanit, Naim Aliu, u zotua për mbjelljen e drunjve tek varrezat.

“Sot në mënyrë simbolike këshilli i Bashkësisë Islame kemi filluar të bëjmë pastrimin e varrezave. Mirëpo ky ëshë vetëm fillimi. Kemi udhëzime nga myftiu Tërnava në koordinim me kryetarin e komunës. Ne, sot, veçse kemi filluar dhe ky aksion do vazhdojë. Ne si Këshill i Bashkësisë Islame zotohemi si në të kaluarën dhe tash se ne do të marrim përsipër kositjen e barit të varrezave dhe gjithashtu do të angazhohemi së bashku me kryetarin që edhe ne të marrim pjesë në mbjelljen e drunjve  por edhe në vende tjera aty ku paraqitet nevoja”, tha Aliu.

“Dje në ditën e Xhuma në të gjitha xhamitë në Komunën e Gjilanit ligjërata kryesore është mbajtur për pastërtinë dhe udhëzimet që vijnë edhe nga kryesia e BIK edhe prej Qeverisë dhe Kuvendit Komunal që xhemati të jene pjesë e këtij pastrimi”, tha ai.

Të ngjashme