Hoxhiq: Fëmijet duhet të mbrohen, të jenë të shëndetshëm, dhe të kenë arsim cilësor

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Fëmijët e punonjësve në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, të shoqëruar nga prindërit e tyre, morën pjesë në një koktej rasti që u organizua nga ana e ministres Adrijana Hoxhiq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Ministrja Adrijana Hoxhiq, në fjalën e saj mikpritëse tha se ajo është e privilegjuar dhe e kënaqur që mysafirët e saj të tanishëm janë fëmijë të cilët me praninë e tyre inkurajojnë reflektimin dhe frymëzojnë për punë më të madhe për gjeneratat e ardhshme.

“Fëmijët duhet të mbrohen, të jenë të shëndetshëm, të kenë arsim cilësor, i cili do të zgjerojë mundësinë e punësimit në të ardhmen. Detyra e të gjithëve mbetet një shqetësim për të rinjtë tanë, duke parandaluar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve, sepse ato janë e ardhmja jonë. Detyra dhe përgjegjësia jonë është krijimi i një mjedisi më të mirë për çdo fëmijë, për të qenë një shembull i mirë dhe për t’i kujtuar çdo ditë rëndësinë e ndihmës për të tjerët pa dallime “, ka theksuar ministra Hoxhiq, njofton Ministria e Pushtetit Lokal.

Në fund të koktelit, fëmijët falënderuan ministren për mirëpritjen e organizuar dhe mundësinë për t’u njohur me punën e prindërve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme