Ia kërkojnë 16 mijë euro për të ia kthyer veturën e vet, arrestohen dy të dyshuarit në Pejë

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se i kanë kërkuar para një personi të cilit ia kishin marrë veturën

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Pejë, ku të dyshuarit kishin kërkuar nga viktima 16 mijë euro, për të ia kthyer veturën e tij të cilën ata e kishin në posedim.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit që e kishin në posedim veturën e viktimës mashkull të cilit i kishin kërkuar viktimës rreth 16.000 euro për t’ia kthyer veturën”, thekson policia në raportin 24 orësh.

Po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme