“Human Care” mban ligjerata vetëdijesuese për ruajtjen e mjedisit në shkolla

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të projektit “Përfshirja e komuniteteve në promovim dhe ruajtje të mjedisit” organizata Human Care po zhvillon ligjerata vetëdijesuese mjedisore tek fëmijët e shkollave fillore të Komunës së Novobërdës, Gjilanit, Obiliqit dhe Fushë-Kosovës.

Projekti synon të ngris nivelin e informimit cilësor rreth mjedisit përmes ligjeratave dhe aktiviteteve mjedisore, duke nxitur mekanizmat e organeve në përmisim të kushteve mjedisore.

Ndotja e ajrit gjatë vitetve të fundit në Kosovë, është njëra nga problemet kryesore.  Cdo vit ndotja e ajrit në Kosovë po ka ngritje, duke tejkaluar vlerat e lejueshme.  Bazuar në raportin e Organizatës Botrore të Shëndetsisë, Kosova është vend i rrezikuar sa i përket ndotjes së ajrit. Nga ndotja e ajrit në Kosovë hasim sëmundje afatgjate dhe afatshkurte. Tek sëmundjet afatgjate më të hasura janë sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.

Të ngjashme