Humb betejën me Covid-19 specialisti i epidemiologjisë, Muhamet Avdyli

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Betejën Me COVID-19 e ka humbur edhe specialisti i epidemiologjisë nga Peja, DR. Muhamet Avdyli.

Lajmin për këtë e kanë dhënë nga Oda e Mjekësve të Kosovës, ku është dhënë edhe një biografi e mjekut, i cili njoftohet se vdiq gjatë ditës së sotme.

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Humb betejë me koronavirusin specialisti i epidemiologjisë nga Peja.

Ndahet nga jeta në moshën 69 vjeçare Dr. Muhamet Avdyli.

Dr. Avdyli studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës si gjenerata e dytë ku edhe u diplomua. Përfundoi Specializimin nga Epidemiologjia në Fakultetin e Mjekësisë gjegjësisht në Institutin e Epidemiologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe mori thirrjen: Mjek specialist nga Epidemiologjia.

Punoi në Sekretariatin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Pejë. Pastaj ishte Shef i Inspektoratit Sanitar Tetor 1981 – 03 Shtator 1997. Punoi në Qendrën Medicinale – Pejë – Mjek i praksës së përgjithshme (1997 / 1999). Pastaj vazhdoi më punë në Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë, mjek specialist, Epidemiolog 1999-2002. Drejtorati Komunal i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë. Udhëheqës i Sektorit të Shëndetit Publik dhe Inspektoratit 2002 – 2003. U.D. Drejtor i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Pejë 2003 – 2004. Drejtorati Për Punë Inspektuese – Komuna e Pejës 2004 – 2014. Ishte Shef i Sektorit të Inspektoratit Sanitar Veterinar dhe Mbrojtjes së Ambientit. U.D. Drejtor Drejtoratit Për Punë Inspektuese në 3 here nga 8 muaj. QKMF- Pejë dhe Shef i Sektorit të Shëndetit Publik dhe Vaksinimit deri në pensionim 2014-2016 (Imunizimit).

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme