Humb jetën tragjikisht një burrë në Kamenicë pasi u lëndua duke prerë dru

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Një rast i vdekjes së dyshimtë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Gjyryshevc të komunës së Kamenicës.

Siç bënë të ditur policia, një person përderisa ishte duke prerë dru në pyll është lënduar.

Si pasojë e lëndimeve që ka marrë, viktima është dërguar në QKUK ku më pas ka vdekur, njofton Policia.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme rreth orës 13:50, në fshatin Gjyryshevc të Kamenicës.

Rasti në polici po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme