Humb kontrollin mbi veturën, lëndohen dy persona në Suharekë

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 12:09 | Nga

Në Qafë të Duhlës së Suharekës, një person përderisa ishte duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar se një person ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe ka dalë nga rruga, si pasojë e këtij aksidenti, dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Të ngjashme