Hungaria rikonfirmon mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Ministrja për Integrim Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, që ndodhet për vizitë në Hungari, u prit nga ministri i Punëve të Brendshme, Sandor Pinte.

Sipas njoftimit për media, ministrja Hoxha e informoi ministri hungarez me të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, në veçanti rreth plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave dhe njëherësh kërkoi mbështetje nga ai për këtë proces në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Lëvizja e lirë do të shënonte një moment tepër të rëndësishëm për qytetarët tanë, ceku ministrja Hoxha, duke vënë në pah uljen e jashtëzakonshme të migrimit ilegal në vitet e fundit, fushatën e suksesshme të informimin rreth rregullave për lëvizjen e lirë në shtetet e Shengenit, si dhe për anketat kredibile rreth përqindjes së ultë të të rinjve për migrim, janë faktor që do të ndikonin në vendimmarrje nga ministrat gjegjës në Këshillin e Ministrave.

Ministri Pinter spikati rëndësinë e përmbushjes së kritereve nga udhërrëfyesi, por edhe faktin se Kosova është i vetmi vend në Evropë me kufizim të lëvizjes së lirë.

Ai e siguroi ministren Hoxha se Hungaria që nga fillimi i demokracisë ishte krah qytetarëve të Kosovës, jo vetëm me njohjen e pavarësisë, por edhe për integrim në organizatat ndërkombëtare.

Pinter ritheksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të sillte vetëm të mira jo vetëm për Kosovën dhe rajonin, por edhe më gjerë, duke rikonfirmuar mbështetjen e gjithanshme nga Hungaria.

Ne jemi zotuar, madje vlen si zotim konsensual i Republikës sonë, se rruga jonë pa alternativë është rruga integruese, theksoi ministrja Hoxha. Në këtë fazë të zhvillimeve, me prioritet është liberalizimi i vizave, shtoi ajo, duke vënë në pah se Komisioni dhe Parlamenti Evropian e kanë rikonfirmuar përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës për liberalizim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme