Hyn përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë, arrestohet një person

Prishtinë | 06 Gus 2022 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi me veturën e tij me targa të huaja ka qenë duke udhëtuar përmes rrugës ilegale nga Serbia në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:20 në Bistrica-Leposaviq.

“Patrulla policore ka ndaluar të dyshuarin, mashkull shtetas i Serbisë, i cili me veturën e tij, me targa të huaja ka qenë duke udhëtuar përmes rrugës ilegale nga Serbia në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.

Tutje në raport, bëhet e ditur se në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme