Hyri me veturë në fushën e futbollit, arrestohet burri nga Vitia

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar një person në Viti, pasi kishte hyrë me veturë në një fushë futbolli

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Viti, njofton policia.

I dyshuari ka shkaktuar dëme materiale në fushën e futbollit në të cilën ka hyrë me veturën e tij.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturën e tij kishte hyrë në një fushë futbolli duke shkaktuar dëme materiale”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme