Hyseni: Kosova ta ruaj karakterin sekular të shoqërisë

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 15:53 | Nga
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se  parandalimi i ekstremizmit është i rëndësishëm si për vendin tonë, ashtu edhe për rajonin. Ai gjithashtu tha se Kosova duhet ta ruaj karakterin sekular të shoqërisë.
 “Duhet të bëjmë gjithçka që të ruhet karakteri sekular i shoqërisë sonë, ta ruajmë dhe ta kultivojmë atë sepse kështu do të formohet një shtet demokratik i cili do t’i bashkëngjitej klubit të vendeve përparimtare me shoqëri demokratike”, tha Hyseni, transmeton Lajmi.net

Këtë deklaratë, Hyseni e ka dhënë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të  Mirëkuptimit për parandalimin e radikalizmit. Ky Memorandum u nënshkrua në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komunës së Gjilanit, Ambasadës Italiane dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme