Hysni Gugaci vjen në Kosovë ta vizitojë nënën në spital

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka ardhur në Kosovë.

I shoqëruar nga forca të shumta të njësive speciale të EULEX-it, Gucati ka ardhur nga Haga për ta vizituar nënën e tij të sëmurë në QKUK, njofton Klankosova.tv.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe djali i tij, Musli Gucati.

Nëna e Gucatit është duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë pasi vuan nga kanceri.

Kujtojmë se Gucati është dënuar  nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim.

Të ngjashme