I arratisuri nga Specialja publikon fotografi nga paraburgimi, uron Ditën e Çlirimit

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Remzi Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe” po qëndron në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ai më herët ishte ftuar nga Gjykata Speciale, mirëpo që të njëjtës ftesë kishte refuzuar t’i përgjigjet duke ikur nga Kosova, shkruan lajmi.net.

Shala ishte arrestuar në shtëpinë e tij pas disa muajsh, pas një urdhërarresti të ngritur nga Gjykata e Prizrenit për një rast në të cilin ai ishte duke u gjykuar.

E sot vetë Shala ka shprëndarë një fotografi nga Qendra e Paraburgimit në Prizren.

“Nga Qendra e paraburgimit ne PRIZREN nen masa te rrepta sigurie KOMANDAND MOLLA KUQE ju uron diten e qlirimit te kosoves gjithe shqiptarve ne te gjithe boten”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë nuk dihet nëse dikush nga Prokurorët e Hagës ka kontaktuar me Shalën. 

Të ngjashme