I biri fiton gjyqin ndaj prindërve që ia shkatërruan koleksionin e videove pornografike

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Një burrë që kishte paditur prindërit e tij se hoqën qafe koleksionin e videove pornografike ka fituar gjyqin në Michigan dhe mund të kërkojë kompensim.

Gjykatësi Paul Maloney vendosi në favor të David Werkingut, që ishte ankuar se prindërit e tij s’kishin të drejtë t’ia hidhnin koleksionin.

Sipas tij, koleksioni i zhdukur i filmave dhe revistave kishte vlerë prej 29 mijë dollarësh, shkruan “The Guardian”.

“S’ka dyshim që prona e shkatërruar ishte e Davidit”, ka thënë Maloney. “Të pandehurit kanë pranuar vazhdimisht se kanë shkatërruar koleksionin”.

Prindërit e Werkingut janë arsyetuar se kishin të drejtë të shkatërronin koleksionin pasi ishin të zotët e shtëpisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme