I dehur kanos një person me sopat në Pejë

Prishtinë | 20 Gus 2022 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi nën ndikim të alkoolit ka kanosur një person tjetër me sopat.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:15 në rrugën “Mullah Agani”, në Pejë.

Sipas raportit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me sopat e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Pas matjes së alkoolit ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. 

Të ngjashme