I dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj ishte liruar nga paraburgimi në janar të këtij viti

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka mbajtur konferencë për media ku bërë një përmbledhje të rastit tronditës, ku një vajzë 18 vjeçare u la e vdekur në hollin e emergjencës nga dy persona.

M.O, 18-vjeçare, është privuar nga jeta ditën e djeshme në Ferizaj. Ajo është dërguar pa shenja jete në spital nga Dardan K. (29-vjeç), me të cilin, sipas familjarëve, viktima ishte martuar rreth dy muaj më parë dhe nga Arbër S. (32-vjeç), i cili tashmë ndodhet në pranga. Të dy, menjëherë kanë ikur nga spitali.

“A.S jeton në vendbaim të përkohëshëm në Zvicër, tabelat e veturës kanë qenë të padeshifrume. Persona janë identifikuar, njëri është arrestuar dhe personi tjetër D.K do të arrestohet shumë shpejt nga ana e policisë. Nuk kemi informacione se i njëjti ka kaluar jashtë territorit të Kosovës”.

Kryeprokurori njoftoi se njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares kishte dal nga paraburgimi në janar të këtij viti.

“Njëri ka të dyshuarit ka qenë në paraburgim nga data 27 dhjetor 2020 dhe është liruar me 22 janar 2021, rasti ishte për shkak të lëndimit trupor”, deklaroi ai.

Jashari tha se ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së 18-vejçares.

“Sepse ende nuk është bërë autopsia dhe ende nuk e kemi pranuar raportin e autopsisë për të caktuar shkaktarin e vdekjes”, tha ai.

Të ngjashme