I ftohti i madh në Kosovë po vjen, pritet borë e ngrica

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Ditët e para të këtij viti, moti do të jetë kryesisht me diell, derisa mëngjeset me ngrica. Në fundjavë ndërkaq sipas Prishtina Weather priten reshje të borës.

Nga dita e dielë priten reshjet e borës, do të ketë një turbullirë me masa të ftohta polare do të depërtojë mbi vendin tonë, që do të sjellë mot të ftohtë dhe mundësi për reshje bore.

Ditën e shtunë në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vranësirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielën, kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do te jenë nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga +3C deri në +6C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 0C.

2.01 – Ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
3.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.
4.01-5.01 – Ditën e shtunë, në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vransirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielen, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.
6.01- Mot i ftohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Ditëve të para të vitit 2020, mot kryesisht me diell, në mëngjes ngrica. Në fundjavë mundësi për reshje bore….

Gepostet von Prishtina Weather am Mittwoch, 1. Januar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme