I ftohti mbërthen Shqipërinë

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e ardhjes së masave ajrore më të ftohta i gjithë territori i Shqipërisë do të kushtëzohet nga mot i qëndrueshëm.

Gjatë kësaj të mërkure, kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë dominante.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në kushte të qëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira, më të dendura në ekstremin Verior dhe përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -5 °C në zonat malore deri në 15 °C mesdita në jugperëndim të Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme