I jepet lamtumira e fundit Ali Gashit, ish-anëtarit të kryesisë së LDK-së

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 14:23 | Nga

Sot, iu dha lamtumira e fundit Prof. Dr. Ali Gashi, ish-anëtarit të kryesisë qendrore të LDK-së.

Në emër të kryesisë së LDK-së i pranishëm ishte Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri i cili vendosi kurora lulesh.

Profesor Gashi ka dhënë kontribut për arsimimin e shumë gjeneratave si profesor i Universitetit të Prishtinës dhe veqanërisht si veprimtar i LDK-së.

Puna e tij shumëvjeqare e bëjnë profesor Gashin të mbetet kujtim i shumë veprimtarëve të LDK-së, kolegëve dhe shumë studentëve por edhe për historinë e arsimit shqip.

Ngushëllime të gjithë familjarëve dhe qytetarëve të Kosovës, pasi që vendi ynë humbi një profesor të jashtëzakonshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme