I jepet lamtumira e fundit babait të Kadri Veselit, ish-kryekuvendari mungoi në varrim

Mitrovicë | 07 Kor 2021 | 19:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fazli Veseli u varros në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës, pa praninë e djalit të tij Kadri Veselit, i cili është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Veseli e kishte takuar babain e tij për herë të fundit në maj të këtij viti. Ai ishte lejuar që të vinte për vizitë në Kosovë, meqenëse babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Megjithatë, qytetarë të shumtë e fytyra publike morën pjesë në varrimin babait të ish-kryekuvendarit të Kosovës.

Të pranishëm në varrim ishin edhe deputetë të PDK-së, të cilët lëshuan sallën e Kuvendit për të qenë të pranishëm në varrimin e babait të ish kryetarit të kësaj partie.

Fazli Veseli ka vdekur sot në moshën 94 vjeçare, derisa që një kohë kishte probleme shëndetësore.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme