I mashtroi pesë gra se do t’ua bënte vizat e punës për Suedi, arrestohet mitrovicasja

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një grua e cila kishte mashtruar pesë tjera, duke iu premtuar se do t’ua rregullonte vizat e Suedisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Pajazit Boletini”, pasditen e së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

E dyshuara ka marrë nga pesë ankueset shumën prej 7 mijë e 500 euro, nën premtimin se do t’ua rregullojë vizat e punës për të shkuar në Suedi.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkaq ndaj saj është iniciuar vepra penale “Mashtrim”.

“Rr. Pajazit Boletini, Mitrovicë, 08.11.2021-16:16. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta me premtimin se do t’iu rregullonte viza pune, për në shtetin e Suedisë, kishte marr nga pesë ( 5) ankueset femra kosovare një shumë prej 7500 €. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Të ngjashme