I maskuari ia drejton armën në derë të shtëpisë një burri në Zveçan

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Një burrë në Zveçan ka njoftuar policinë se në shtëpinë e tij ka trokitur në derë dikush, dhe pasi ka hapur derën ka parë një person të maskuar dhe me armë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ia kishte drejtuar armën viktimës duke i kërkuara para ose jetën e tij.

Pasi viktima ka thënë se nuk ka para i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, thuhet më tutje në raportin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme