I mituri nga Vushtrria gjuajti me armë në drejtim të një veture, Policia jep detaje

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Policia në Vushtrri ka arrestuar një të mitur i cili ka gjuajtur me armë zjarri ndaj një veture në lëvizje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gjon Buzuku” në Vushtrri, mbrëmjen e 1 janarit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës në lëvizje të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Përveç dëmeve materiale në veturë, të lënduar nuk ka”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

“Është konfiskuar pistoleta me tre fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe i njëjti është dërguar në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme