I mituri plagos të miturin me armë të gjuetisë në Dragash

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur është plagosur me një armë të gjuetisë në fshatin Glloboqicë të Komunës së Dragashit.

Katër të mitur po qëndronin në një dhomë, të cilët ishin të afërm mes vete.

Pas dy prej tyre, derisa po luanin me një pushkë gjuetie, kërset pushka dhe plagoset një mituri i lindur në vitin 2007.

Kështu bëri të ditur Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Ai ka marrë lëndime në pjesën e gjoksit, ku më pas është dërguar nga familjarët në QKMF në Dragash e më pas dhe është dërguar në trajtim kirurgjik në Prizren”-tha Osmanollaj.

Të ngjashme