I mori nëntëmijë euro kompanisë, por s’ia dorëzoi mallin, arrestohet një person në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 26 Qer 2022 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se i janë dhënë nëntëmijë euro për ta furnizuar një kompani me mall, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Ankuesi mashkull kosovar kontabilist në një firmë ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka pranuar rreth 9000 €  për furnizim me mall por i njëjti një kohë të gjatë nuk e ka dorëzuar mallin”, thuhet në njoftimin  e policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme