I mori peng dhe i trajtoi çnjerëzisht dy 60 vjeçarë gjatë luftës, aktakuzë ndaj një personi në Pejë

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.B. nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, raporton Express

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se S.B. akuzohet se gjatë luftës, gjatë viteve 1998-1999, kishte marrë peng dy viktima të moshës 60-vjeçare dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor.

Rasti kishte ndodhur në fshatin Bellopojë të Komunës së Pejës.

“I pandehuri S.B. akuzohet se gjatë kohës së luftës, gjatë viteve 1998 – 1999,  kishte marr peng dy viktima të rastit (bashkëshortë) T.K. dhe R.K., qytetarë të moshës 60 vjeçare, si dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor, maltretim fizik dhe psikik, ndërkaq ngjarja kishte ndodhur në fshatin Bellopojë Komuna e Pejës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme