I nxehti afrikan vazhdon edhe dy ditë, pastaj shi

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 23:37 | Nga Ekonomia Online

Vapa e ardhur nga Afrika veriore që është shtrirë edhe mbi rajonin tonë, pritet të vazhdojë deri ditën e martë.

Më pas një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi vendin tonë nga Italia, që ditën e mërkurë do të sjellë kushte për reshje lokale shiu me bubullima, e masa më të freskëta ajrore nga veriu i kontinentit do të shtrihen mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat përreth vlerave normale.

12.08 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell.

13.08 – Shumë nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

14.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vranësirat do të shtohen, e priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

15.08-16.08 – Më freskët, të enjten vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Ditën e premte kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

Temperaturat minimale në fillim të javës do të luhaten nga 17 gradë Celsius deri në 19 gradë Celsius, e më pas do të zbresin edhe deri në 14 gradë, ndërsa maksimalet në fillim të javës do të vazhdojnë të rriten në 35 deri 36 gradë Celsius, e vende-vende edhe deri në 37 gradë Celsius, ndërsa ditën e enjte do të zbresin deri në 25 gradë Celsius.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-9m/s. Shtypja atmosferike do të zbresë përreth vlerave normale.

Të ngjashme