I pyeta në bazë të cilit ligj po më dënoni, nuk e dinin: Flet vajza që iu hodh sprej lotsjellës

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Qytetarja Emina Haxhiu, dje u sulmua me sprej lotsjellës nga disa policë pasi sipas tyre ajo refuzoi t’i vendoste maskë qenit të saj.

Haxhiu, ka treguar në detaje për ngjarjen duke thënë se policët kishin dashur ta dënonin atë, edhe pse qeni ishte veç 8 muajsh dhe nuk ishte agresiv.

Ajo tha se kishte dalur për shëtitje, dhe pa se rreth 4 policë po vinin në drejtim të saj, të cilët e pyetën se ku e kishte maskën për qenin.

‘’Disa djem ishin duke luajtur me qenin tim, pas kësaj erdhën 4 policë që më pyetën pse qeni nuk kishte maskë, unë u thashë se i kishte veç 8 muaj dhe nuk ishte  e nevojshme.’’

Por Haxhiu thotë se ata nuk treguan ndonjë sjellje të mirë, dhe tentuan ta dënonin për këtë gjë.

‘’Njëri prej policëve i tha tjetrit ‘’shkruja dënimin 500 euro mos e pyet’’, derisa unë i thashë me cilin ligj po bazoheni për me më dënu për këtë akt, ata asnjëri nuk e dinin ligjin.’’

Ajo shtoi se vuan nga një lloj astme, dhe pasi që reagoi në drejtim të policisë duke i thënse qeni nuk është agresiv, policia i kërkonin ta largonin dhe në ato momente i hodhën sprej lotsjellës.

Kështu ajo përjetoi një alergji në trup, me shenja në fytyrë dhe gjoks.

Haxhiu shtoi se kjo punë nuk do mbaroj me kaq, dhe do kërkoj llogari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme