Metro: Mustafës i rëndohet gjendja shëndetësore, dërgohet në Gjermani

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shtrirë përsëri në spital pasi i është rënduar gjendja shëndetësore e tij, shkruan Gazeta Metro.


Brenda LDK-së kanë treguar se Mustafa është dërguar që dy ditë në shtetin e Gjermanisë për tretman mjekësor, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar përsëri.

Mustafa i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor në qendrën e terapisë fizikale në Gjermani, në të cilën ai dikur kishte qëndruar katër javë gjatë vitit 2018.

Mustafa ka treguar edhe vet se vuan nga një sëmundje shumë e rrallë që njihet si “Sindomi Gulian Barren”.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Mustafa gjatë një periudhe ishte krejtësisht i palëvizshëm nga duart dhe këmbët, kështu duke lënë të kuptohet se vuan nga kjo sëmundje e rrallë.

Tani që Isa Mustafa ka deklaruar se do të jetë kandidatë përsëri për të parin e LDK’së, nuk dihet se a do të jetë prezent në zgjedhjet e 3 gushtit ku do të përcaktohet kryetari i ri i LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme