I sekuestrojnë 105 thika, shufra e boksa metalike, arrestohet i dyshuari në Pejë

Prishtinë | 17 Gus 2022 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, shitës ambulant pasi i kanë sekuestruar thika, shufra, boksa metalik, sprej e elektroshok.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar për veprën penale “mbajtje nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё tërregullt.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

Meqenëse kohëve tё fundit kanë ndodhur disa raste incidente ku tё miturit kanë përdorur armë tё ftohta, sprej dhe elektroshok dhe ne shumicën e rasteve të dyshuarit kanë deklaruar se armët e përdoruara i kanë blerë në treg.

Më datё 16.08.2022, nga Sektori Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, nё konsultim me prokurorin e shtetit ka marrё veprime taktiko-operative, ёshtё bёrё njё kontroll-bastisje nё “qarrshinё e gjatё” dhe nga tezga (tavolina) e shitësit ambulant tani i dyshuar janё sekuestruar:

  • Njёqind e pesё (105) mjete tё mprehta (thika) lloje tё ndryshme.
  • Tri shufra metalike
  • Njёmbёdhjetё boksa metalik
  • Katёr OC Sprej dhe
  • Njё elektroshok

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.

Policia e Kosovёs nё vazhdimësi do tё bёjё sekuestrimin e mjeteve tё ndaluara me ligj, tё cilat rrezikojnë sigurinë e përgjithshme. 

Të ngjashme