I shpërthen granata në duar, vdes 6 vjeçari në Gramsh dhe plagoset një 5 vjeçar

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Një gjashtë vjeçar ka humbur jetën gjatë së mërkurës shkak i shpërthimit të granatës në duar.

Gjashtë vjeçari në Gramsh bashkë me pesë vjeçarin ishin duke luajtur me granatë.

“Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A. LL., rreth 6-vjeç dhe A. L., rreth 5-vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R. LL., duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A. LL., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A. L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

5-vjeçari i mbetur i lënduar nga shpërthimi mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet drejt Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri me tani policia po heton por nuk ka asnjë person te shoqëruar.

Të ngjashme