I vihet pas me veturë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar i është vënë pas me veturë dhe e kishte shqetësuar atë, duke e përcjellë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Uglarë të Graçanicës, të hënën rreth orës 16:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, një i dyshuar mashkull kosovar ju kishte vënë pas me veturë dhe e kishte shqetësuar atë duke i  përcjellë lëvizjet e tij”, thuhet në raport.

Policia ka arrit që ta ndaloj të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme