Ia vuri flakën xhamisë në Lipjan, palestinezit i caktohet një muaj paraburgim

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Xhamia e fshatit Magure të Lipjanit, është përfshirë nga zjarri të martën. Këtij objekti fetar, dyshohet se ia vuri flakën një shtetas palestinez, raporton Express.

Ndaj të njëjtit, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.  

“Fsh. Magurë, Lipjan 21.10.2020 – 09:05. Pas hetimeve të zhvilluara, më 23.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull palestinez, i njëjti pasi është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega Lipjan i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali”, thuhet në raport.

Të ngjashme