Ibrahimi: Kontrata kolektive në arsim s’mund të zbatohet në kurriz të buxheteve komunale

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 12:20 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kontrata kolektive në arsim nuk do të mund të zbatohet më në kurriz të buxheteve komunale, tha drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, në një intervistë për Ekonomia Online.

Për këtë çështje, Ibrahimi ishte takuar të martën me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Ibrahimi tutje tha se për zbatimin e kësaj kontrate fillimisht duhet të gjenden mjetet financiare.

“Dje u takuam me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës ku u diskutua sa i përket gjetjes së mjeteve financiare për zbatimin e kontratës së re kolektive. Qëndrimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës është se kjo kontratë nuk do të mund të gjejë zbatim në kurriz të buxheteve komunale ashtu siç ka ndodh deri më tani, mirëpo zbatimi i saj duhet të bëhet që së pari të gjinden mjetet financiare dhe pastaj të fillohet së zbatuari”.

“Asociacioni, kryetarët e komunave nuk janë kundër kontratës kolektive mirëpo ministritë e linjës i kanë nënshkruar këto kontrata pa konsulta paraprake me komunat e Kosovës dhe gjithnjë ja kanë a dresuar buxhetin komunave të Kosovës. Komunave janë duke i’u marrë miliona euro përmes procedurave të përmbarimit sepse nuk është bërë një planifikim adekuat nga niveli qendror sa i përket zbatimit të kësaj kontrate”.

Për Ibrahimin kurdo që nënshkruhet kjo kontratë Asociacioni duhet të jetë partnerë, raporton EO.

“…nëse në të ardhmen nënshkruhet një kontratë kolektive nga çfarëdo ministri atëherë Asociacioni duhet të jetë partnerë sepse pa komunat këto kontrata nuk po mund të zbatohen”.

“SBAShKU edhe ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë në çdo mënyrë që zbatimi i kontratave kolektive të bëhet duke i gjetur mjetet financiare pikë së pari dhe pastaj të bëhet zbatimi i tyre. Ne i mbrojmë interesat e komunave, SBAShKU lobon dhe i mbron interesat e mësimdhënësve”, tha Ibrahimi për EO.

Ibrahimi tutje ka folur edhe për situatën me Coronavirus në komuna, teksa tha se është e menaxhueshme dhe nën kontroll.

“Në takimet virutale që i kemi me kolegjiumet profesionale dhe bisedat me kryetarët e komunave situata nëpër komunat sa i përket Covid-19 është e menaxhueshme të gjitha resurset financiare dhe humane janë në dispozicion nga niveli lokal, dhe niveli lokal është duke e bërë të pamundurën”.

Të ngjashme