Ibrahimi: Kryetarët e komunave s’janë pro mbylljes totale

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 08:59 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asociacioni i Komunave të Kosovës së bashku me Këshillin e kryetarëve dhe përfaqësues të nivelit qendror kanë diskutuar sa i përket ndërmarrjes së  masave anti-Covid në Kosovë, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i këtij asociacioni Sazan Ibrahimi.

Tutje, ai shtoi se kryetarët e komunave kanë kërkuar vazhdimin e masave aktuale edhe në të ardhmen por jo mbyllje totale.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës ka organizuar takimin e këshillit të kryetarëve me përfaqësues të nivelit qendror sa i përket masave anti-Covid të cilat janë duke u ndërmarrë në Kosovë. Në këtë takim janë diskutuar masat aktuale dhe kryetarët e komunave kanë kërkuar që këto masa të vazhdohen edhe më tutje”.

“Kategorizimi i komunave sa i përket numrit të rasteve të infektuara me 100 mijë banorë është treguar si suksesshëm kategorizimi përmes ngjyrave dhe kryetarët e komunave kanë konkluduar që këto masa duhet të vazhdohen edhe në të ardhmen”, shtoi Ibrahimi.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi theksoi se trendi i numrit të infektuarve është në rënie e sipër, kështu që nuk është e arsyeshme të shkohet me masa shtrënguese, raporton EO.

Sipas tij, kryetarët e komunave nuk janë pro mbylljes totale.

“Duke marrë parasysh që trendi i numrit të të infektuarve është në rënie e sipër atëherë shpresojmë që një trend i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryetarët e komunave nuk janë pro mbylljes totale. Kryetarët i kanë dhënë mbështetje masave aktuale sepse janë treguar të suksesshme”.

“Nëse flasim me përqindje të të infektuarve është në rënie e sipër, atëherë nuk e shohim të arsyeshme që të shkohet me shtrëngim të masave. Mirëpo nëse situata ndryshon atëherë Këshilli i kryetarëve  duhet të ulet me përfaqësues të nivelit qendror për të diskutuar masat e parapara që mund të ndodhin në të ardhmen”.

Të ngjashme