Ibrahimi: Tani që ka vaksina, hapni më shumë qendra të vaksinimit nëpër komuna

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Kosova është furnizuar sot me 503 mijë e 100 doza të vaksinave Anti-COVID.

Këto vaksina janë donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX’it.

E pas furnizimit me vaksina, është kërkuar që të hapen më shumë qendra të vaksinimit nëpër komuna.

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka thënë për Express se tani që ka më shumë vaksina, duhet të hapen më shumë qendra të vaksinimit nëpër komuna.

Ai ka thënë se komunat janë të gatshme t’i ofrojnë Qendrat e Mjekësisë Familjare për vaksinim.

“Tani që ka vaksina, hapni më shumë qendra të vaksinimit nëpër komuna. Komunat janë të gatshme të ofrojnë Qendrat e Mjekësisë Familjare në tërë territorin e tyre. Vaksinimi është e vetmja mënyrë dhe pa alternativë në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, ka thënë ai.

Të ngjashme