iChat kërkon reflektim nga BE-ja karshi Kosovës

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 15:51 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Hulumtime, Analiza dhe Trainime  (iCHAT) për nder të Ditës së Evropës ka organizuar një aktivitet simbolik nëpërmjet të cilit u kërkua reflektim nga Bashkimi Evropian karshi Kosovës, pasi që është i vetmi vend që nuk e ka liberalizimin e vizave.

Drejtori ekzekutiv i këtij instituti, Besmir Kokollari, tha se Kosova është vendi i vetëm që ende nuk e ka liberalizimin e vizave dhe se tani është koha që Kosova të jetë anëtare e këtij unioni, raporton Ekonomia Online.

“Duke marrë parasysh që Kosova ende është e getoizuar pa të drejtën e lirisë së lëvizjes, ne po ndërmarrim këtë aksion me 28 të rinj të cilët përfaqësojnë 28 vendet e BE-së, dhe ne kemi vendosur që përmes këtij aksioni të tregojmë që edhe ne jemi të njëjtë me ata”, ka thënë Kokollari.

Sekretari i Institutit iCHAT, Arianit Jashari, tha se Bashkimi Evropian po ia mohon Kosovës një të drejtë elementare duke e lënë shtetin e vetëm pa liberalizim të vizave.

“Ky aktivitet ka për qëllim që të tregoj edhe një herë që Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka liberalizimin e vizave. Përmes këtij aktiviteti synohet që të kërkohet një reflektim karshi Kosovës nga ana e Institucioneve të Bashkimit Evropian, pikërisht në ditën e 9 – Majit, në themelet e para të vendosura nga burrështetas evropianë si, Robert Shuman dhe shumë të tjerë të cilët thyen të gjitha muret me qëllimin e vetëm për lirinë e lëvizjes, zhvillim ekonomik, ndërsa sot Kosovës po i mohohet kjo e drejtë elementare”, ka thënë Jashari.

Foto: Ekonomia Online

Të ngjashme