Ideja kreative e një biznesmeni për ta ruajtur distancën në kafene

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Pandemia e Covid-19 u ka shkaktuar probleme të shumta Gastronomisë

Lokalet janë detyruar ta ulin numrin e tavolinave shkaku i respektimit të masave anti-Covid, shkruan Reporteri.net

Në një kafene në Prishtinë një biznesmen ka ardhur me një ide shumë kreative në mënyrë që të respektohet distanca.

Në tavolinën ku janë vetëm 3 karrige, në mes është vendosur një ari në mënyrë që të ulen vetëm dy persona.

Në tavolinën me 4 karrige janë vendosur dy arinj në mënyrë që të ketë distancë dhe të ulen vetëm dy persona.

Të ngjashme