Identifikohet vatra e kundërmimit të ujit në fshatin Henc

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., ka njoftuar se pas vizitës së ekipit të përbërë nga drejtoria teknike e KRU “Prishtina” së bashku me IKSHPK dhe departamentin për kualitetin e ujit – është identifikuar vatra prej ku kishte depërtuar uji nga pusi privat në sistemin e shpërndarjes në rrugën ” Avdyl Henci”.

Vatra prej ku është vërtetuar se uji ka hyrë nga pusi privat në sistemin e shpërndarjes gjendet në rrugën “Abdyl Henci”/ rrugica “Ara e Madhe” në fshatin Henc.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 7 nëntor – Pas vizitës së ekipit të përbërë nga drejtoria teknike e KRU “Prishtina” sh.a.së bashku me IKSHPK dhe departamentin për kualitetin e ujit – laboratori i KRU “Prishtina”, në shoqërim të stafit të NJOU Fushë Kosovë është identifikuar vatra prej ku kishte depërtuar uji nga pusi privat në sistemin e shpërndarjes në rrugën ” Avdyl Henci” . Vatra prej ku është vërtetuar se uji ka hyrë nga pusi privat në sistemin e shpërndarjes gjendet në rrugën “Abdyl Henci”/ rrugica “Ara e Madhe” në fshatin Henc. Për fat të keq, si pasojë e mos kujdesit të banorëve në instalime jo adekuate të sistemeve të tyre private, ka raste kur paraqiten rreziqe të tilla, mirëpo falë intervenimit të shpejt e shumë profesional të KRU” Prishtina” nën monitorimin e IKSHPK – sektori i ujit për pije, kemi arritur të lokalizojmë shpejt dhe të zgjedhim këtë problematikë.

Të ngjashme