Idrizi: Emërimi i Adriana Hoxhiq si ministre vulos ndarjen e Mitrovicës

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Valdete Idrizi reagon ndaj vendimit të sotëm të Haradinajt Valdete Idrizi, që tani është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar kundër emërimit të Adriana Hoxhiq si Ministre të Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Ajo ka thënë se me këtë vendim kryeministri Ramush Haradinaj ka vulosur skenarin e ndarjes së Mitrovicës.

“Është inkurajuese kur një grua merr rol si Ministre në Qeverinë e Kosovës, por emërimi i Adriana Hoxhiq si Ministre e Administrimit dhe Pushtetit Lokal pikërisht tani është një lajm shqetësues. Në kohën kur flitet për ndarjen e Mitrovicës dhe të Kosovës, me këtë vendim të Kryeministrit Ramush Haradinaj fuqizohen edhe më tutje lidhjet me Beogradin dhe rrezikohet të vuloset skenari i ndarjes. Ne në Mitrovicë, të gjithë e dimë pozicionin që Hoxhiq ka mbajtur ndaj shqiptarëve të kësaj ane dhe angazhimin e saj kundër tyre.”, ka shkruar Idrizi në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka emëruar Adriana Hoxhiqin ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Emërimi i Hoxhiq në këtë post, vjen pas shkarkimit të ish ministrit Ivan Teodosijeviq i cili i quajti shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut trillim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme