Kryetari i Vushtrrisë merr përkrahje nga ministri Çeku për financimin e projekteve kulturore e sportive

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 12:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur të enjten në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, me ç’rast biseduan për investimet kapitale dhe bashkëpunimin ndërmjet Komunës dhe Ministrisë, raporton Ekonomia Online.

Idrizi e Çeku, thanë se theks të veçantë i kanë dhënë projekteve në fushën e trashegimisë, kulturës e sportit.

Pas takimit, kreu i Komunës, Ferit Idrizi tha se nga ministri Çeku ka marrë përkrahje për përkrahjen në shumë fusha.

“Sot e patëm në vizitë ministrin e Kulturës, e falënderoj për mbështetjen dhe për gatishmërinë që me i dhënë Komunës së Vushtrrisë në shumë fusha, e sidomos në monumente e vjetra kulturore historike, përfshirë këtu muzeun e qytetit, ish-objektin e Gjykatës që do të restaurohet, mandej u diskutua për urën e gurit që ka nevojë për një restaurim”.

“…biseduam edhe për dy manifestime që i kemi shumë të rëndësishme, siç është 100-vjetori i klubit dhe 40 vjetori i takimit të poeteshave si dhe renovimin e palestrës sportive dhe stadiumit të Vushtrrisë”, tha Idrizi. 

Ndërsa ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se vizita e tij është në vazhdën e vizita që do t’iu bëj komunave të Kosovës, raporton EO.

“Jemi në një cikël të vizitave nëpër komuna, për të biseduar për projektet kryesisht të investimeve kapitale në sport, kulturë e trashëgimi dhe rini, dhe projektet tjera të bashkëpunimit ndërmjet ministrisë dhe komunave”.

“Po e fillojmë këtë cikël me Komunën e Vushtrrisë dhe do të vazhdojmë me të tjera”, tha ai.

Të ngjashme