IHMK: Mund të ketë vërshime të shpejta, përmbytje dhe rrëshqitje të dheut

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë një njoftim për mundësi të vërshimeve të shpejta.

Në njoftimin e publikuar nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë mes tjerash thuhet se sot ka probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve të mundshme si dhe rrëshqitje të dheut.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për (mundësi) vërshime të shpejta*!

Shteti: Republika e Kosovës
Regjioni: (Pjesa Veriore, Verilindore);

Pika më e hershme e parashikuar: e martë, 23 Qershor 2020 – 12:00;

Përqindja e zonës së prekur të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut: shumë e lartë: 43%, lartë: 34%, moderuar: 12%;

Data e parashikimit: 2020-06-23. 08 UTC; “duke treguar një probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve të mundshme.

Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 23/06/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona do të paraqesin mundësi për paraqitje të vërshimeve të shpejta, siç janë rrjedha e sipërme e lumit Llap, zona e Prishtinës me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës.

IHMK – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme