IHMK: Në mesjavë nisin shirat

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 17:19 | Nga

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), në ditët në vazhdim, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

“Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat nga dita e mërkurë e tutje do të shoqërohen me reshje të shiut të intensitetit mesatar”.

“Kjo gjendje e motit e parashikuar do të shoqërohet edhe me ulje të temperaturave maksimale për disa gradë Celsius”.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-28gradë Celsius.Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 12m/s, parashikon IHMK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme