IKShPK del me njoftim për qytetarët lidhur me cilësinë e ujit

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

IKSHPK-ja përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se Qendra e Ujit në këtë institucion e ka sforcuar monitorimin e cilësisë së ujit për pije gjatë tërë kësaj periudhe, raporton Gazeta Express.

Në këtë njoftim për media thuhet se bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani vërehen vlera të shtuara të turbullirës e cila ndikon në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvoglimin e kapacitetit prodhues (zvoglim i sasisë së ujit të përpunuar).

IKShPK ka pasur një lutje për qytetarët:

“Andaj luten qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit të pijshëm dhe kursimin e Tij”, thuhet në komunikatë.

Ky institucion ka pasur disa rekomandime për KRU “Prishtina” që të menaxhohet situata.

“Vlerat e turbullirës i tejkalojnë vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Nr.16/2012 për Cilësinë e ujit për konsum nga njeriu, prandaj kërkojmë nga KRU “Prishtina” urgjentisht të ndërmerren të gjitha masat teknike për menaxhimin e situatës së krijuar”

Rekomandohet:

  1. Sforcimi i të gjitha fazave të trajtimit të ujit për pije;
  2. Të matet rregullisht Ph në pjesën hyrëse dhe dalëse të filtrave;
  3. Të bëhet pastrimi i filtrave dhe të kontollohen vlerat e parametrave përcjellës;
  4. Të regjistrohen të gjitha rezultatet dhe masat e ndërmarra;
  5. KRU duhet menjëherë të fillojë planifikimin e zgjidhjeve dhe gjetjes së alternativave për

furnizim të rregullt të qytetarëve me ujë të pijshëm.

IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshem për tejkalimin e problemit aktual të cilësisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

IKSHPK do të vazhdoj mbikëqyrjen e afërt të gjendjes dhe koordinimin e veprimeve me KRU dhe institucionet tjera relevante në tërë vendin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme